EasyKont

Politika e Privatësisë

Përditësuar më 18 korrik 2026

Kjo politikë shpjegon si platforma EasyKont — aplikacioni mobil dhe portali web — dhe shtojca e shfletuesit “EasyKont Plugin” i trajtojnë të dhënat. EasyKont është një mjet për biznese dhe kontabilistë; shtojca ndihmon në plotësimin e formave në portalin e ATK-së (edeklarimi.atk-ks.org).

1. Çfarë të dhënash përdorim

2. Si i përdorim

Të dhënat përdoren vetëm për të ofruar funksionet e EasyKont: plotësimin automatik të formave në ATK, leximin e captcha-s, gjenerimin e librave/deklaratave/faturave dhe menaxhimin e llogarisë suaj. Çdo kërkesë e shtojcës drejt serverit është e mbrojtur me një token. Në aplikacionin mobil, fotot e faturave mund të përpunohen me inteligjencë artificiale (EasyKontAI) për të lexuar artikujt dhe shumat; ato nuk përdoren për të trajnuar modele publike.

Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë të dhënat tuaja me palë të treta për qëllime marketingu. Shtojca nuk ekzekuton kod të jashtëm dhe funksionon vetëm në faqen e ATK-së.

3. Ruajtja dhe siguria

Të dhënat ruhen në serverët tanë dhe mbrohen me kyçje (autentikim), enkriptim të fushave të ndjeshme dhe akses të kufizuar. I mbajmë të dhënat për aq kohë sa llogaria juaj është aktive ose sa kërkohet nga ligji.

4. Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja duke na kontaktuar. Për të fshirë llogarinë tuaj dhe të dhënat përkatëse, vizitoni easykont.com/fshij-llogarine. Mund ta hiqni shtojcën në çdo kohë nga shfletuesi.

5. Kontakt

Për çdo pyetje rreth privatësisë, na shkruani në info@atika.solutions. Kontrollues i të dhënave: ART ZYMERI B.I., Kosovë.